Ish-kryeinspektori i Agjenicsë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka mirëpritur arrestimin e Fatmir Shehollit, si i dyshuar për spiunazh për Serbinë.
Ramadani thotë se lufta kundër spiunazhit është një prej sfidave dhe kërcënimeve më të mëdha të sigurisë kombëtare, njofton Dukagjini.
“Bashkëpunimi midis institucioneve të sigurisë dhe Prokurorisë është gjithnjë i suksesshëm dhe jep lajme të mira për Kosovën. Përgëzoj punën me zell dhe motivim të lartë kombëtar të profesionistëve tanë në luftën kundër spiunazhit, një prej sfidave e kërcënimeve të mëdha të sigurisë sonë kombëtare”, ka shkruar Ramadani në Facebook.