Uran Ismaili, kandidat për kryetar të Prishtinës, në debatin për kryeqytetin ka kritikuar kundërkandidatët e tij për mungesë bashkëpunimi dhe përplasjet e vazhdueshme që, sipas tij, e kanë lënë qytetin në kaos.
Ai tha se, përkundër faktit që disa prej tyre kanë pasur mundësinë të punojnë bashkë për projekte të rëndësishme, nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje të përbashkëta, duke lënë qytetetarët të vuajnë pasojat e zënkave të tyre.
Sipas Ismailit, bashkëpunimi nuk duhet parë si dobësi nuk është toksik, por është domosdoshmëri për të mirën e kryeqytetit dhe qytetarëve të tij dhe ai pikërisht do ta bëjë këtë pa asnjë dallim partiak ka thënë ai në përballje në Debat Plus.