Rexhaj: Në balotazh do të ketë ndryshim në Prizren

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve në komunën e Prizrenit, ku kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, prin me 41.99% të votave, ndërsa kandidati i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, renditet i dyti me 29.80%.

Në Debat Plus, Rexhaj u shpreh se pavarësisht epërsisë aktuale të Totajt, balotazhi do të sjellë ndryshim, ashtu siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara.

“Unë besoj që partitë opozitare në Prizren që i ka larguar kryetrari aktual prej qeverisjes dhe në atë formën më brutale të mundshme. Mendoj që edhe qytetari i Prizrenit, ka treguar që Sahqir Totaj nuk e përbën shumicën. Prandaj rëndom siç ka ndodhur përherë, edhe këtë herë në balotazh do të ketë ndryshim. Mendoj që elektorati, subjektet politike që janë opozitare, ku LVV-ja ka bashkëpunim të ngushtë me to, mendoj që kanë derën e hapur”, ka thënë Rexhaj.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika