Policia sekuestron armë, municion dhe uniforma ilegale në një shtëpi në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një shtëpi në Leposaviq kanë gjetur armë municion, uniforma dhe pajisje të tjera ilegale.

Sipas njoftimit, janë gjetur të mërkurën pasi që Polica ka pranuar një ankesë nga një grua se e ka kanosur burri i saj dhe se ai posedon armë.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin ne ngjarjes ku kanë kontaktuar me të dyshuarin i cili e ka pranuar se posedon armë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Mekinice të Leposaviqit policia ka gjetur dhe konfiskuar: 3 pushkë automatike AK-47, 1 pushkë ajrore, 1 revole, 1 shkrepës (në formë të Revoles), 55 fishekë, 1 bajonetë, 2 thika, 5 karikatorë i armës AK-47, 1 karikatorë të revoles, 1 këllëf të revoles, 1 jakne ushtarake, 2 këmisha te policisë se Serbisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndaj personit të dyshuar thuhet se ekziston urdhri mbrojtës lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë lidhur me një rast të mëhershëm i cili urdhër është në fuqi nga data 15.10.2024 deri sot me datë 15.10.2025.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari S.T. 49 vjeç, është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Kanosje” , “Mospërfillja e urdhrit të gjykatës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Gjatë procesit të kontrollit të shtëpisë, thuhet se prindi i të dyshuarit ka deklaruar se njëra armë AK-47, pushka ajrore, bajoneta dhe uniforma janë të tij.

Ndaj të dyshuarit N.T. 70 vjeç është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’, i njëjti pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar ne procedure te rregullt.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika