Kolshi: Kalimi i afatit për formimin e qeverisë mund të jetë pasojë e pariparueshme

Melos Kolshi, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me kërkesën e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme.
Ai ka theksuar se çdo subjekt politik ka këtë të drejtë, përfshirë edhe Listën Serbe.

“Në lidhje me këtë kërkesë, Gjykata Kushtetuese patjetër ka të drejtë të vendosë masë të përkohshme,” ka deklaruar Kolshi.

Sipas tij, masa e përkohshme merret në konsideratë në momentin kur ekziston mundësia e ndalimit të një pasoje të pariparueshme.

“Në këtë rast, pasojë e pariparueshme është mundësia e kalimit të afatit kohor për zgjedhjen e qeverisë, për faktin se tashmë jemi brenda atij afati dhe ai po shteron ditë pas dite. Kjo është një pasojë e pariparueshme nëse ky afat tejkalohet dhe Gjykata Kushtetuese nuk vendos masë të përkohshme, nëse kërkesa e Listës Serbe pranohet si e pranueshme,” ka shtuar ai.

Kolshi ka theksuar më tej se i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë lidhur me meritat e kërkesës së Listës Serbe.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika