Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryemyftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.
Osmani bashkë me Tërnavën diskutuan për angazhimin e BIK-ut në forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit, traditën e tolerancës ndërfetare dhe nevojën për vazhdimin e kultivimit të saj, njofton Dukagjini.
Osmani vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në kultivimin e harmonisë ndërfetare, e cila përbën një nga vlerat më të çmuara të shoqërisë kosovare dhe një model i dallueshëm në rajon.
Ajo theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shtetërore dhe bashkësive fetare është thelbësor për një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.