Zeqiri: Lufta ndaj bandave kriminale në Veri është fituar (VIDEO)

Kryetari i Zubin Potok-ut, Izmir Zeqiri, vlerëson se komunat veriore të vendit kanë qenë për vite me radhë terren i përshtatshëm për kriminelë e terroristë.

Megjithatë, Zeqiri i ftuar në emisionin “Personale” me Krenare Vokshin, u shpreh se me qeverisjen e tanishme lufta kundër krimit në Veri është fituar, njofton Dukagjini.

“Kosova është çliruar më 1999 me triumfin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është pranuar si shtet më 2008. Megjithatë, ka qenë një terren i përshtatshëm (Veriu) për veprimin e krimeve, krimnelëve dhe terroristëve – këto kanë qenë komunat veriore dhe kjo është e vërteta se aty ka lulëzu krimi. Por, tash lufta ndaj tyre është fitu me qeverisjen e tashme lufta ndaj këtyre krimeve është fituar”, u shpreh Zeqiri.

“Angazhimi është vendim i guximshëm dhe s’është më shumë se vendosje ligjore ndaj secilit, në këtë aspekt është fituar lufta ndaj krimit. Sic u vërtetua edhe me sulmin në Banjska, terroristët kanë qenë të financuar dhe kanë mbajtur në ndikim qytetarët”, tha Zeqiri.

Zeqiri, mes tjerash, u shpreh se tashmë terreni në komunat veriore të vendit janë të lira dhe janë të hapura për të gjithë që duan t’i vizitojnë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika