Serbia për bastisjet në Zubin Potok e Zveçan: “Hakmarrje” e Kurtit për rezultatin e zgjedhjeve

E ashtuquajtura zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar lidhur me bastisjen e 9 lokacionave në Zubin Potok dhe Zveçan nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës.

Në njoftimin e bërë nga kjo zyrë thuhet se bastisja synoi “frikësimin dhe krijimin e trazirave në mesin e familjeve serbe që kanë jetuar në këto zona për dekada të tëra”, njofton Dukagjini.

“Kjo ka të bëjë me hakmarrjen e [kryeministrit në detyrë të Kosovës] Albin Kurti kundër popullatës serbe në veri të Kosovës për shkak të fitore së serbëve në zgjedhjet e fundit [lokale], por edhe për shkak të nervozizmit të Prishtinës pas dështimit në zgjedhje, të cilin Kurti dëshiron ta kompensojë në kurriz të popullit serb”, u tha në njoftimin e Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë serbe.

Mes tjerash,  kjo zyrë thekson se “rrethimi policor dhe frikësimi i serbëve zgjati disa orë, dhe gjatë këtij veprimi brutal, forcat speciale të Kurtit thyen dyert e shtëpive serbe, duke kryer kontrolle dhe bastisje”.

“Atyre do t’u ofrohet ndihmë ligjore, dhe ne gjithashtu do t’i informojmë përfaqësuesit ndërkombëtarë për zbatimin e tyre. Kjo është hakmarrja e Albin Kurtit ndaj popullit serb në veri të Kosovës për shkak të fitores së popullit serb në zgjedhjet e përfunduara së fundmi, si dhe nervozizmit të Prishtinës për shkak të debaklit zgjedhor që Kurti dëshiron ta kompensojë në kurriz të popullit serb”, thuhet në njoftim.

Operacioni në Veri për vrasjen e doganierit të EULEX-it, 7 persona shoqërohen në Polici

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika