Ylli francez i futbollit, Kylian Mbappe, ka shënuar golin vendimtar për Real Madridin, duke i siguruar fitoren ndaj Getafes të dielën mbrëma.
Goli i fitores u realizua në minutën e 80-të, duke e çuar Realin në krye të tabelës së La Ligës. Me këtë gol, Mbappé shënoi për herë të dhjetë në nëntë ndeshjet e luajtura për këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll.
Ndeshja e javës së nëntë u karakterizua edhe nga përjashtimet e dy lojtarëve të Getafes: Allan Nyom u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 77-të, ndërsa Alex Sancris në minutën e 84-të.
Pas këtij rezultati, Real Madrid kryeson La Ligën me 24 pikë, dy më shumë se Barcelona, që ndodhet në vendin e dytë. Getafe renditet e 12-ta me 11 pikë.