Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së diel ka arrestuar dy persona në raste të ndara, nën dyshimin për sulm dhe ngacmim seksual.
Njëri nga rastet ka ndodhur në Lipjan, ku është arrestuar një burrë kosovar i dyshuar se ka kryer sulm seksual ndaj një gruaje.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti tjetër është regjistruar në Prishtinë, ku një burrë tjetër është arrestuar nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një gruaje.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.