Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka takuar Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Jashari e falënderoi ambasadorin Hargreaves për kontributin e tij në përkushtimin dhe mbështetjen strategjike të treguar për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, njofton Dukagjini.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimin e deritanishëm të FSK-së, planifikimet për të ardhmen si dhe për synimet e avancimit të marrëdhënieve bilaterale ushtarake ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.