
Deputetja e PDK-së, Ganime Musliu, ka akuzuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si përgjegjës kryesor për “helmimin e shoqërisë kosovare” përmes dhunës verbale dhe atmosferës negative politike.
Musliu, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar Kurtin për mosdistancim ndaj sjelljeve agresive të ndjekësve të tij dhe për propagandën denigruese që sipas saj ka ndikuar në destabilizimin e vendit.
“Albini ka filluar ta luaj viktimen.
Pas 26 viteve të karrierës së tij në krye të kauzave të rrejshme, të kapnajave linçuese, të propagabdës denigruese paska thënë se na qënka helmu atmosfera me xhelozi e inate.
Shtrohet pyetja: kush e paska helmuar atmosferën deri në këtë pikë?
Përgjigja është: Albin Kurti i cili nuk u mjaftua as atëherë kur pësuan katër persona, as kur Kosova kishte nevojë për stabilitet politik, as kur brigadat nuk lanë fyerje, shpifje, sharje e kërcënime pa bërë.
E Albin Kurti asnjëherë nuk u distancua nga dhuna verbale e ndjkësve të tij. As me një fjalë të vetme. As me një gjest të vetëm.
Pra, për helmimin e kësaj shoqërie fajtori kryesor je ti Albin.
Tani shpresoj që do ta marrësh faturën që e meriton”, ka shkruar Musliu.


