Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në dy raste të ndara të ndodhura më 26 tetor 2025, pas sulmeve ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës në Ferizaj dhe Kaçanik.
Në Ferizaj, rreth orës 00:50, janë arrestuar dy burra kosovarë pasi nuk iu bindën urdhrave të ligjshëm të policisë dhe i sulmuan zyrtarët gjatë detyrës. Si pasojë, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Në Kaçanik, po të njëjtën ditë rreth orës 18:00, gjatë intervenimit të policisë në një aksident trafiku, një person i përfshirë në ngjarje nuk iu bind urdhrave të policëve dhe i sulmoi ata. Zyrtarët kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.