”Mund t’i kemi dy palë zgjedhje deri në pranverë” – Kurti: Pa 61 deputetë për qeverinë, vështirë të sigurohen 81 për Presidentin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij ende nuk ka marrë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për konsultimet e radhës lidhur me formimin e qeverisë së re.

Kurti u shpreh pesimist për mundësinë e krijimit të një qeverie të re, duke theksuar se vendimi për mandatarin mbetet në diskrecionin e presidentes. Ai shtoi se, në bazë të zhvillimeve të fundit, vendin e presin dy procese zgjedhore deri në pranverë – balotazhi lokal dhe zgjedhjet e reja parlamentare.

“Ne nuk kemi marrë ende ftesë nga zonja Presidente. E dimë që, për herën e dytë, çështja e mandatarit është në diskrecionin e saj. Nga ajo që dëgjuam dje dhe nga rrethanat aktuale, duket se të gjithë po përgatiten jo vetëm për balotazhin, por edhe për zgjedhjet e reja parlamentare”, tha Kurti.

Ai paralajmëroi se Kosova mund të përballet me dy palë zgjedhje brenda pak muajsh, përfshirë ato të pranverës që lidhen me zgjedhjen e Presidentit.

“Mbase është për të ardhur keq që do të mund të kemi, përveç balotazhit, edhe dy herë zgjedhje – në dimër dhe në pranverë. Sepse, kur nuk arritëm t’i sigurojmë 61 deputetë për qeverinë e re, është vështirë të besohet se do t’i kemi 81 për zgjedhjen e Presidentit në pranverën e ardhshme,” shtoi Kurti.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika