Krasniqi: Qëndrimet e Kurtit ndaj NISMA-s kanë qenë jo serioze që nga fillimi

Arbreshë Krasniqi, deputete e NISMA-s, në një linjë direkte në Debat Plus, ka thënë se qëndrimet e Albin Kurtit që nga fillimi kanë qenë jo serioze në raport me subjektin e saj politik.

Ajo ka shtuar se edhe deklarimi i sotëm i Kurtit është një vazhdim i joseriozitetit të tij në raport me NISMA-n.

“Ne konsiderojmë që z. Kurti është dashur që situatën ta vlerësojë seriozisht. Është dashur të ketë trajtim më të dinjitetshëm ndaj NISMA-s dhe ndaj z. Limaj, sepse të dhënit e mundësisë për të bashkëpunuar me NISMA-n, z. Limaj e ka pasur në mënyrën më të sinqertë. Mendoj që kërkesa e NISMA-s ka qenë shumë e thjeshtë dhe shumë e vogël në raport me atë që ka mundur edhe të kërkojë”, ka thënë ajo.

Ajo ka folur edhe për takimin e sotëm të Fatmir Limajt me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke theksuar se ky takim nuk është i pazakontë.

“Është një prej takimeve të vazhdueshme, edhe si takim pune, por që në detaje nuk jam e informuar se çka është diskutuar”, ka deklaruar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika