Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar të premten listën e lojtarëve të ftuar nga përzgjedhësi, Franco Foda, për dy ndeshjet e fundit të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026, të cilat pritet të jenë vendimtare për fatin e “Dardanëve” në grup.
Kosova do të përballet më 15 nëntor me Slloveninë në Lubjanë, ndërsa më 18 nëntor do ta presë Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Pas tetë ndeshjeve të para, Kosova renditet në vendin e dytë të Grupit B me 7 pikë, tri më pak se Zvicra, që kryeson me 10 pikë. Sllovenia është e treta me 3 pikë, ndërsa Sueda mbyll tabelën me vetëm 1 pikë.