Kuçi: Propaganda e Milloviçit synon rikthimin e strukturave paralele në veri

Hulumtuesi i Institutit “Octopus”, Gurakuç Kuçi, ka reaguar ndaj deklaratave dhe veprimeve të nënkryetarit të Listës Serbe, Dragisha Milloviç, të cilin e akuzon se po udhëheq fushatën propagandistike me narrativen e rreme se “Kosova do të sulmojë serbët”.

Sipas Kuçit, kjo është pjesë e një strategjie më të gjerë të Serbisë për të rikthyer ndikimin e saj paralel në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Dragisha Milloviç nga Lista Serbe në krye të propagandës se ‘Kosova do të sulmojë serbët’

Dragisha Milloviç i cili është nënkryetari i Listës Serbe, është duke sulmuar institucionet e Kosovës nëpërmjet propagandës se “Kosova do të sulmojë serbët”. Kjo propagandë është duke ndodhur si mburojë për veprimet e tyre në terren, ku synojnë që të rikthejnë strukturat paralele sikur që ishin në vitin 2021 e më herët.

Së fundmi, Sreçko Spasiç në Kllokot edhe pse arriti ta dërgoj në balotazh kandidatin e Listës Serbe, ai u tërhoq pastaj nga gara dhe nga Serbia u shpërblye me një post fiktivi si udhëheqës në “Organin e Përkohshëm Komunal të Vitisë”.

Millovic pra na e bëri me dije se lufta hibride e Serbisë është duke funksionuar në rikthimin e realitetit të para 2021 ku:

– Në terren shtrin ndikimin paralel;

– Në media dhe diplomaci propagandon se “Kosova do t’i sulmojë serbët”, pasi kështu synon të frenoj reagimin e Kosovës apo edhe çdo reagim ta paraqes si agresion.

Megjithatë, Kosova nuk duhet të heshtë por as të bie në këtë kurth. Reagimi duhet të jetë i matur, i vendosur dhe diplomatik, me komunikim intensiv në raport me aleatët ndërkombëtare dhe organizatat relevante. Shtimi i masave të sigurisë duhet të bëhet në mënyrë të qetë, pa rënë në provokime dhe pa u bërë pjesë e narratives së Beogradit”, ka shkruar Kuçi.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika