IPK-ja rekomandon suspendimin e dy policëve në Prizren, u fjalosën gjatë orarit të punës

Inspektorati Policor ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Prizrenit, pasi dyshohet se janë përfshirë në mosmarrëveshje mes vete.

Sipas njoftimit të IPK-së, zyrtarët ishin fjalosur mes vete gjatë orarit të punës, njofton Dukagjini.

“Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me një incident të ndodhur në Prizren e ku ishin përfshirë dy zyrtarë policorë. Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se zyrtarët policorë janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri tjetrin që dyshohet të ketë ardhur pas një fjalosje gatë orarit të punës. Pas këtyre veprimeve, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Prizren”, njoftoi IPK.

IPK ka shtuar se sjelljet e këtilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me standardet e profesionalizmit që kërkohen nga një zyrtar policor.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika