Shërbimi i hemodializës si në QKUK si në spitalet e tjera ka mungesë së materialeve, duke lënë dhjetëra pacientë në pasiguri të plotë.
Gazetarja dhe hulumtuesja e politikave publike, Saranda Ramaj, ka paralajmëruar se kjo krizë nuk është episodike, por rezultat i një zinxhiri problematik që ka nisur qysh para shpalljes së tenderit për hemodializë.
Ajo ka komentuar edhe njoftimin e SHSKUK, ku thuhet se është duke u realizuar furnizimi me materialet e nevojshme për shërbimet e hemodializës në të gjitha njësitë, qoftë në QKUK, qoftë në spitalet e përgjithshme.
Ramaj e cilëson shërbimin e hemodializës si një funksion jetik të panegociueshëm.
“Nuk e mbaj mend, dhe i kontrollova të gjitha komunikatat të paktën prej vitit 2013, në qoftë se ndonjëherë është përgjysmuar ose reduktuar dhënia ose kryerja e procesit të hemodializes siç ka ndodhur në Mitrovicë. Siç ka pasur telashe në Ferizaj, Gjilan. Sipas raportimeve të mediava. Tenderi për hemodializën ende pa u shpallur ka filluar me probleme, aso kohe as që kam qenë në Kosovë, por e kam marrë si informatë se në tenderin për hemodialzië po tentohej të futej, aso kohe më është thënë, pa lejen e drejtores së klinikës së Nefrologjisë Mimoza Ukimeraj… pastaj kabineti i ministrit ka kërkuar informacione dhe tenderi nuk ishte shpallur dhe ishin ndryshuar kriteret. D.m.th. prej fillimit ka pas…
Stabilizimi i hemodializës nuk është çështje opsionale. Hemodializa është sikur emergjenca. Nëse emergjenca mbyllet, dikush duhet të shkoj në burg, njëjtë edhe hemodializa. Do të thotë nuk është çështje me thënë është një far suksesi me thënë që e kemi stabilizu me disa donacione”, ka thënë Ramaj.