Trupi i influencueses nga Grazi u gjet në një valixhe të varrosur në Slloveni

Kërkimi për influencuesen e zhdukur nga Grazi, Stefanie Pieper, ka përfunduar tragjikisht. Ish-i saj 31-vjeçar ka pranuar para policisë se e ka vrarë dhe i ka udhëhequr hetuesit drejt vendit ku e kishte varrosur trupin, në një zonë pyjore në Slloveni, raportoi Krone.at.

Pas arrestimit në Slloveni, ai u ekstradua dje në Austri, ku gjatë marrjes disaorëshe në pyetje nga policia kriminale e Styria-s, ka thyer heshtjen. I dyshuari i çoi hetuesit te vendi ku gjendej trupi i 32-vjeçares.

Sipas dëshmisë së tij, ai e kishte mbytur Stefanie-n, trupin e kishte futur në një valixhe dhe më pas e kishte varrosur në një pyll në territorin slloven. Detajet e sakta të këtij krimi të rëndë mbeten ende të pasqaruara.

Stefanie u raportua e zhdukur të dielën e kaluar nga familja dhe kolegët e punës, pasi nuk u paraqit në një set fotografik të planifikuar në Graz dhe nuk ishte e arritshme në telefon. Më herët, ajo kishte marrë pjesë në një festë të Krishtlindjeve.

Hetimet çuan shpejt tek ish-partneri i saj si person me interes. Policia sllovene e arrestoi të hënën në mbrëmje, kur u pa pranë makinës së tij që ishte përfshirë nga flakët në një kazino në jug të pikës kufitare Spielfeld.

Edhe vëllai dhe njerku i tij u arrestuan më herët; ndaj të dyve është caktuar masa e paraburgimit në burgun Graz-Jakomini për shkak të dyshimeve se mund të fshehin prova.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika