Kundër apo thjesht të painformuar?” — Panduri sfidon Morinën për pozicionin e PSHDK-së ndaj Kodit Civil

Në emisionin Debat Plus, moderatori Ermal Panduri e ka sfiduar ashpër përfaqësuesin e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK), Zef Morinën, lidhur me qëndrimin e subjektit të tij ndaj Kodit Civil nëse arrin përfaqësim në Kuvend.

Panduri e pyeti drejtpërdrejt nëse PSHDK “e çon dorën për Kodin Civil”, duke e vënë në pah faktin se partia dikur deklaronte hapur kundërshtimin.

Morina pranoi se PSHDK nuk e ka lexuar ende Kodin Civil.

“Ne më së pari Kodin Civil nuk e kemi pa, se kemi lexu dhe nuk e dimë si është”, deklaroi ai.

Panduri e kritikoi rëndë këtë qëndrim, duke e quajtur të pakuptueshme që një parti me dekada histori politike nuk ka shqyrtuar një dokument kaq të rëndësishëm për të cilin ka pasur pozicion publik. I sfiduar, Morina u përgjigj:

“Ne Kodin Civil para disa viteve që na është ofru e kemi thënë… jemi kundër një veprimi ose ligji i cili është në kundërshtim me programin… nëse nuk parashihet në Kod Civil (hapja e martesave të gjinisë së njëjtë) natyrisht që ne nuk marrim pjesë në votim, përndryshe martesat me gjini të njëjtë ne nuk i pranojmë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika