Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se i kupton kritikat nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, pas dështimit të Samitit të organizuar nga BE-ja.
Tutje, ai ka thënë se pas dështimit të Samiti të BE-së, janë rritur tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij, “nuk duhet të lejojmë një tjetër përleshje mes Kosovës dhe Prishtinës”.
Lajçak për mediumin serb Nedeljnik, ka thënë se “është i bindur që nëpërmjet udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energjinë është në interes të Kosovë dhe Serbisë”.
Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, është njohës i çështjeve që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor, pasi kishte qenë ish-ambasador i Sllovakisë në Beograd dhe ish-përfaqësues i lartë në Bosnje-Hercegovinë.
Përveç kësaj, Lajçak kishte pasur edhe poste me peshë në arenë ndërkombëtare siç është postit kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ai kishte kontribuuar edhe për vendin e tij, Sllovakinë, duke qenë ministër i Punëve të Jashtme.
Lajçak: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet, ndryshoi planet