Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe njëherit kandidat për Kryeministër, ka hedhur votën e tij sot në shkollën “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan.
Ai ka votuar së bashku me nënën e tij.
Fillimisht votën e ka hedhur nëna e tij, ndërsa Haradinaj e priste në korridor.
Pas votimit, ai bëri të ditur se në këtë proces ka marrë pjesë edhe pjesa tjetër e familjes.
“Unë me nënën Rukë, Suzanën – që është gruaja e Shkëlzenit – dhe me motrën Valbonën që ka ardhur nga Gjermania, votuam në Gllogjan, ndërsa një pjesë e familjes voton në Prishtinë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të vendosin. Ky është vendimi më i madh që mund të marrin – t’i dalim krah gjithë Kosovës”, tha Haradinaj.

Haradinaj sqaroi se ka ndërruar qendrën e votimit që nga zgjedhjet lokale, duke theksuar se vendimi është marrë për arsye familjare dhe për shkak të kujdesit ndaj nënës.
