Analisti politik Dardan Gashi ka deklaruar se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duhet të japë dorëheqje pas rezultateve të dobëta të partisë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Duke folur në Debat Plus, Gashi tha se në çdo vend normal evropian, udhëheqësit e partive të djathta do të merrnin përgjegjësi politike pas një humbjeje të tillë.
Ai e cilësoi rezultatin e LDK-së si një “disfatë të rëndë” dhe tha se përgjegjësia politike bie drejtpërdrejt mbi kryetarin e partisë.
“I vetmi veprim i drejtë i Lumir Abdixhikut është sonte të japë dorëheqje, sonte jo nesër apo pasnesër sepse është disfatë e tmerrshme edhe humbje shprese për njerëz”, ka deklaruar Gashi.