DnV: VV-ja mori 47.91 për qind të votave

Në përmbyllje të procesit të votimit, vëzhguesit nga Demokracia në Veprim (DnV) raportojnë se procesi i votimit është mbyllur në kohë në gati të gjitha vendvotimet. Në përafërsisht 10% të vendvotimeve ka pasur qytetarë që kanë pritur në rradhë për të votuar dhe që janë lejuar të votojnë.

Sipas Ismet Kryeziut i cili foli në emër të DnV-së tha se i gjithë procesi i votimit, që nga hapja e vendvotimeve në orën 07:00 ka rrjedhur në atmosferë të qetë, me disa parregullësi kryesisht të natyrës procedurale e teknike. Votuesit patën qasje të lirë dhe të barabartë në procesin e votimit.

DnV raporton se dalja e përgjithshme e votuesve deri në mbyllje të vendvotimeve ishte 45% me margjinë gabimi (+/- 0,76).

“Në këtë përqindje nuk është përfshirë dalja e votuesve që kanë votuar me kusht dhe atyre që kanë votuar nga jashtë vendit. Rikujtojmë se dalja e votuesve në zgjedhjet e parlamentare të 9 shkurtit në intervalin e njejtë kohor ishte 44.1%, ndërsa dalja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2021 ishte 48,78%. Të drejtë vote në këto zgjedhje në Kosovë kishin 1,999,204 qytetarë”, tha Kryeziu.

Zbatimi i rregullës që lejon votimin me asistencë vetëm në rastet kur prezantohet dokumenti mjekësor ka bërë që fenomeni i votimit me asistencë të bie ndjeshëm krahasuar me proceset e kaluara zgjedhore. Përgjatë 12 orëve të procesit të votimit, më pak se 1% të votuesve kanë votuar me asistencë. Raste kur asistenca nuk ishte regjistruar sipas rregullave, është hasur në 11% të vendvotimeve, deri në 10 raste.
Deri në orën 19:00, në mbi 30% të vendvotimeve është hasur votim me dokumente me afat të skaduar (deri në 10 raste) ndërsa numri i rasteve kur është fotografuar fletëvotimi është 32 përgjatë gjithë ditës.

Rezultatet Preliminare sipas DnV-së:

Lëvizja Vetëvendosje – LVV 48,01% (Margjina e gabimit +/-1,64%)
Partia Demokratike e Kosovës – PDK 20,84% (Margjina e gabimit +/-1,38%)
Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK 13,49% (Margjina e gabimit +/-0.82%)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK 5,73% (Margjina e gabimit +/-0.83%)
NISMA Socialdemokrate 1,70% (Margjina e gabimit +/-0,55%)
Srpska Lista – SL 5,55% (Margjina e gabimit +/-1,81%)
Za Slobodu, Pravdu i Opstanak – SPO 0,95% (Margjina e gabimit +/-0,53%)

Në rezultatet preliminare nuk janë të përfshira votat nga jashtë dhe votat me kusht.

Pragu zgjedhor prej 5% aplikohet për subjektet politike që nuk garojnë për vendet e rezervuara.

Margjina e gabimit është për rezultatet e secilit subjekt politik.

Rezultati nga procesimi i 85% të të dhënave.

DnV rikujton se pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike, kutitë e votimit do të dërgohen në Qendrat Komunale të Numërimit, në përcjellje të Policisë së Kosovës. Nga mëngjesi i nesërm, kutitë do të rihapen dhe do të fillojë procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike e pastaj i numërimit të votave për kandidatët e subjekteve politike.

DnV kërkon nga subjektet politike të përmbahen nga festimet e parakohshme dhe të presin shpalljen e rezultateve preliminare nga KQZ në mënyrë që procesi të përmbyllet në atmosferë të qetë dhe demokratike, sikurse ishte gjatë gjithë ditës./EO

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika