Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit nga numërimi i votave, sipas të cilave deri tani janë procesuar 87.52 për qind e kutive të votimit në gjithë vendin.
Sipas këtyre rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje prin me 50.25 për qind të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.76 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 14.04 për qind të votave.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 5.99 për qind të votave të numëruara deri tani.