Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot do të nisë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Ky hap vjen pas shpalljes së rezultateve preliminare, ku Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49% të votave, e ndjekur nga PDK me 21%, LDK me 13%, AAK me 5.74%, dhe Lista Serbe me 4%.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare do të shpallen pas numërimit të votave të personave me nevoja të veçanta, votave me kusht dhe votave me postë, ndërsa procesi do të shfaqet hap pas hapi në platformën online të KQZ-së.
Dalja, sipas KQZ-së, është 45 për qind. Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, të mbajtura në shkurt bazuar në 91 për qind të vendvotimeve të procesuara, kishin votuar 40 për qind e trupit zgjedhor.