Aleksandër Lumezi refuzon propozimin për zv/Kryeprokuror të Shtetit

Prokurori, Aleksandër Lumezi, ka vendosur të refuzojë propozimin për të marrë mandatin e zëvendës-Kryeprokurorit të Shtetit, të bërë nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit, Agron Qalaj.

Qalaj kishte propozuar Lumezin për këtë pozitë, duke theksuar nevojën për garantimin e vazhdimësisë institucionale dhe ushtrimin e plotë të kompetencave të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në një shkresë të dërguar më 24 dhjetor 2025, Qalaj arsyetoi se emërimi i Lumezit do të ndihmonte në përmbushjen e të gjitha detyrave dhe përgjegjësive të Zyrës së Kryeprokurorit.

Megjithatë, Lumezi, në një përgjigje zyrtare, ka shpjeguar se nuk është në gjendje të pranojë këtë detyrë për shkak të angazhimeve të tij profesionale aktuale, si prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit dhe si anëtar i Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve të të gjitha niveleve.

“I nderuar U. D. i Kryeprokurorit të Shtetit, ju falenderoj sinqerisht për besimin dhe propozimin për të marrë mandatin e Zëvendës Kryeprokurorit të Shtetit për një mandat 4 vjeçar. E vlerësoj propozimin tuaj dhe mundësinë që më është ofruar. Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të përgjegjësive dhe angazhimeve që kjo pozitë kërkon, kam arritur në përfundim se në këtë moment nuk do të jem në gjendje të pranoj këtë detyrë, për shkak të angazhimeve të mia profesionale si prokuror në Zyren e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve të të gjitha niveleve. Për këto arsye me keqardhje kam vendos të refuzoj këtë propozim. Ju falënderoj edhe një herë për vlerësimin e treguar ndaj meje. Ju uroj shumë suksese në vazhdim në punën tuaj”, ka thënë Lumezi.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika