Rutte pajtohet me Trumpin për Arktikun, kërkon “diplomaci të matur” për Grenlandën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se “diplomacia e matur” është e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës së krijuar rreth Grenlandës, mes debateve dhe deklaratave që lidhen me interesimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për marrjen nën kontroll të këtij territori strategjik.

Duke folur në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Rutte ka theksuar se po punon “në prapaskenë” për këtë çështje, duke refuzuar të komentojë publikisht synimet e Trumpit.

Sipas tij, deklaratat publike nuk ndihmojnë në zgjidhjen e krizave të ndjeshme, ndërsa diplomacia e menduar mirë mbetet mjeti më efektiv për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve.

“Ju siguroj se për këtë çështje po punoj në prapaskenë”, ka deklaruar kreu i NATO-s.

Rutte është udhëheqësi i vetëm që deri tani ka konfirmuar se do të zhvillojë një takim me presidentin amerikan Donald Trump në margjinat e forumit në Davos.

Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj NATO-s, por ka shtuar se Uashingtoni ka nevojë për “një Evropë të sigurt dhe një Arktik të sigurt”.

Në këtë kontekst, Rutte ka theksuar se pajtohet me Trumpin sa i përket rëndësisë strategjike të Arktikut, duke vënë në pah nevojën për ta mbrojtur rajonin nga ndikimi në rritje i Rusisë dhe Kinës.

Ai ka paralajmëruar se tensionet rreth Grenlandës nuk duhet të largojnë vëmendjen e aleatëve nga lufta në Ukrainë, e nisur nga Rusia afro katër vjet më parë.

“Përqendrimi në Ukrainë duhet të jetë prioriteti ynë kryesor, pasi është thelbësor për sigurinë evropiane dhe të SHBA-së”, ka theksuar Rutte.

Presidenti amerikan Donald Trump ka argumentuar më herët se Grenlanda është e domosdoshme për sigurinë kombëtare të SHBA-së, në kuadër të rivalitetit strategjik me Rusinë dhe Kinën.

Grenlanda është territor i Danimarkës me rreth 57 mijë banorë dhe, ndonëse nuk është anëtare e pavarur e NATO-s, mbulohet nga anëtarësimi i Danimarkës në aleancë.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika