Tërheqja e shortit për fazën e play-off-it të UEFA Champions League 2025/26 do të mbahet të premten, më 30 janar, në orën 12:00, në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon, Zvicër.
Kjo fazë përfshin 16 ekipe, që u renditën nga vendi i 9-të deri në të 24-tin në fazën e grupeve. Tetë ekipet më të larta në renditje kaluan direkt në 1/8-at e finales.
Ekipet e përfshira në short
Të vendosura (Seeded):
- Real Madrid (ESP)
- Inter (ITA)
- Paris (FRA)
- Newcastle (ENG)
- Juventus (ITA)
- Atletico Madrid (ESP)
- Atalanta (ITA)
- Bayer Leverkusen (GER)
Të pa vendosura (Unseeded):
- Borussia Dortmund (GER)
- Olympiacos (GRE)
- Club Brugge (BEL)
- Galatasaray (TUR)
- Monaco (FRA)
- Qarabağ (AZE)
- Bodø/Glimt (NOR)
- Benfica (POR)
Si funksionon shorti?
Ekipet janë ndarë në katër çifte të vendosura dhe katër çifte të pa vendosura, sipas renditjes në përfundim të fazës së grupeve:
-
- Seeded: vendet 9–10, 11–12, 13–14, 15–16
- Unseeded: vendet 17–18, 19–20, 21–22, 23–24
- Çdo ekip i vendosur do të përballet me një ekip të pa vendosur nga çifte të caktuara:
- Vend 9/10 vs vend 23/24
- Vend 11/12 vs vend 21/22
- Vend 13/14 vs vend 19/20
- Vend 15/16 vs vend 17/18
Shembull konkret:
Real Madrid, si ekip i vendosur, mund të përballet ose me Benfica-n ose me Bodø/Glimt.
Ndërkohë, Inter mund të përballet me Qarabağ ose Monaco, dhe kështu me radhë për ekipet e tjera.
Rregulla të tjera
- Ekipet mund të përballen me skuadra nga e njëjta federatë kombëtare dhe edhe me ekipe që kanë ndeshur në fazën e grupeve.
- Ndeshjet luhet në dy takime (home & away), ku ekipi i vendosur, në parim, luan takimin e kthimit në shtëpi.
- Datat:
- Ndeshjet e para: 17–18 shkurt 2026
- Ndeshjet e dyta: 24–25 shkurt 2026
Skuadrat që fitojnë në këtë fazë kalojnë në 1/8-at e finales, ku shorti do të mbahet më 27 shkurt 2026.
