Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Zoja Velija, gruan që u shpall e zhdukur që nga 16 janar në Lipjan.
Sipas njoftimit policor, që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si: intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura) dhe analizim dhe hetim i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, njofton Dukagjini.
“Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit prej prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar. Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me personin e sipër shënuar, t’i përcjellin ato policisë përmes numrit 192 apo në [email protected]”, thuhet në njoftimin policor.