“Autonomi e zgjeruar për serbët”, Bytyçi komenton vendimin e Kushtetueses për nënkryetarin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dhënë aktgjykimin lidhur me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit, duke konstatuar se procedura nuk ka qenë në përputhje me paragrafin 4 të nenit 67 të Kushtetutës dhe nenin 12 të Rregullores së Kuvendit, pasi zgjedhja e Rashiqit nuk u bë si propozim i shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit serb.

Zgjedhja e Rashiqit erdhi pas 27 raundeve të votimeve ku kandidatët e propozuar nga Lista Serbe nuk morën votat e nevojshme, dhe Rashiqi, deputet i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u mbështet nga LVV, LDK dhe deputetë të pakicave joserbe, ndërsa deputetët e Listës Serbe votuan kundër dhe ata të PDK-së abstenuan.

Në lidhje me këtë çështje ka folur njohësi i çështjeve politike, Muhamet Bytyçi, në FIVE në TV Dukagjini.

Ai theksoi se përdorimi i mekanizmit debllokues – nëse deputetët e Listës Serbe nuk i marrin votat e nevojshme për nënkryetarin – mund të krijoj rreziqe serioze për vendin.

“Atëherë kjo na çon në një të një situatë e re, të cilën serbët e Kosovës menxi e presin. Që çështja meqenëse nuk është rregulluar mirë përfaqësimi. Atëherë ulen më bë një autonomi të zgjeruar për serbët. Dhe na dalin probleme të tjera.

Mendoj që politikisht Kosova është duke bërë gabim. Dhe jo vetëm pushteti por edhe paritë opozitare dhe të gjithë, që janë duke e përdorur një mekanizëm te interpretimit të çdo lloj kompetence në Gjykatën Kushtetuese. Dhe një lloj shtypje e cila ka me pas një kapërcim jashtëzakonisht të madh të kompetencave të serbëve. Të cilat jo e tejkalojnë pakon e Atihssarit, por edhe të gjitha marrëveshjet e kompromiset që janë bërë në vazhdimësi”, ka thene Bytyçi.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika