Përparim Rama mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, janë pritur në takim nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili u ka dhënë mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.

Hoxha dhe Tasholli e kanë njoftuar Ramën me aktivitetet në kuadër të fushatës së mobilizimit qytetar për këtë marsh, njofton Dukagjini.

Përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha e vlerësoi mbështetjen institucionale që po merr marshi nëpër Kosovë.

“Mbështetja nga kryeqyteti është dëshmi se kjo kauzë i përket ndërgjegjes qytetare. Marshi “Drejtësi, jo politikë” është thirrje paqësore për drejtësi të paanshme dhe për respektimin e së vërtetës sonë historike”, tha Hoxha.

Edhe përfaqësuesi tjetër i platformës, Ismail Tasholli theksoi rëndësinë e mobilizimit gjithëpërfshirës.

“Ky Marsh nuk është kundër drejtësisë, por kundër politizimit të saj. Më 17 shkurt marshojmë si qytetarë, për dinjitetin e luftës çlirimtare dhe për drejtësi joselektive”, tha Tasholli.

Rama, mes tjerash, u shpreh se lufta e e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Prishtinës t’i bashkohen masovisht Marshit për drejtësi, në shenjë solidarizimi me çlirimtarët që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, shtoi Rama.

Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në tërë komunat e Kosovës, me synimin e një mobilizimi sa më të gjerë qytetar për Marshin e 17 shkurtit në Prishtinë, nën moton “Drejtësi, jo politikë”.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika