Me datë 2 shkurt, rreth orës 21:25, në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë, një vozitës i tipit BMW është kapur nga Policia e Kosovës duke vozitur me shpejtësi prej 104 km/h në zonë urbane ku shpejtësia e lejuar është 40 km/h.
Shpejtësia e vozitjes u regjistrua nga vetura inteligjente e Policisë.
Pas verifikimit nga zyrtarët policorë, kundërvajtësit i është shqiptuar fletgjoba prej 300 euro dhe masa mbrojtëse 6 muaj.
Pas kontrolleve të mëtejshme, u konstatua se vozitësi kishte ndalesë të patentës deri më 13 prill 2026, ndaj të cilit i është shqiptuar edhe një gjobë shtesë prej 500 euro dhe 6 muaj masë mbrojtëse.
Policia apelon tek të gjithë vozitësit që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e trafikut për të parandaluar aksidente dhe rrezik për qytetarët.