Juventusi shpëtoi një barazim 2:2 ndaj Lazios në shtëpi, falë golit vendimtar të Pierre Kalulu në minutat e fundit të ndeshjes.
Edon Zhegrova hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe dha shtytje sulmit të Juventusit, duke ndihmuar skuadrën të reagojë pas dy golave të Lazios.
Në pjesën e parë, Teun Koopmeiners i Juventusit kishte shënuar, por goli iu anulua në minutën e 26-të, ndërsa Lazio kaloi në avantazh me Pedro në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Dy minuta pas pushimit, Gustav Isaksen shënoi golin e dytë për mysafirët.
Weston McKennie ngushtoi rezultatin në minutën e 59-të, ndërsa Kalulu vulosi barazimin në minutën e gjashtë të kohës shtesë.
Juventusit i mbeten 46 pikë dhe pozita e katërt, me një ndeshje më shumë të luajtur se Roma e pesta me 43 pikë.