PDK: Qëndrimet e Prokurorisë në Hagë në shërbim të narrativës së rreme serbe, devijim nga e vërteta dhe drejtësia

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të Prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë, duke vlerësuar se edhe në ditën e parë të fazës përmbyllëse të gjykimit është dëshmuar, sipas saj, një devijim i qartë nga misioni themelor i kësaj gjykate për vendosjen e drejtësisë.

Sipas PDK-së, zhvillimet e fundit tregojnë se procesi ka kaluar përtej një gjykimi të zakonshëm penal dhe po shndërrohet në një përpjekje për deformimin e së vërtetës historike, me synimin që lufta çlirimtare e popullit të Kosovës të paraqitet si projekt kriminal.

PDK thekson se krimet e rënda kundër njerëzimit, spastrimi etnik dhe gjenocidi në Kosovë dhe rajon janë kryer nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit dhe aparati shtetëror i Serbisë, fakte këto të dokumentuara gjerësisht nga mekanizmat ndërkombëtarë të drejtësisë.

Në këtë kontekst, PDK vlerëson se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një organizim popullor i lindur nga nevoja për rezistencë ndaj një regjimi shtypës dhe gjenocidal, si përgjigje e domosdoshme përballë dhunës dhe mohimit të çdo rruge tjetër për liri.

Sipas reagimit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk po trajtohen si individë të shkëputur nga konteksti historik, por si simbole të rezistencës, çlirimit dhe shtetformimit të Kosovës, çka, sipas partisë, synon barazimin e viktimës me agresorin dhe kriminalizimin e luftës për liri.

PDK e cilëson si të papranueshme edhe përpjekjen për ta ndërlidhur shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me pretendime kriminale, duke theksuar se pavarësia është akt politik i njohur ndërkombëtarisht, i mbështetur nga aleatët strategjikë dhe i ndërtuar mbi të drejtën universale të popujve për vetëvendosje.

Andaj PDK rikonfirmon bindjen e saj në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së dhe në legjitimitetin e luftës çlirimtare, duke theksuar se çdo përpjekje për kriminalizimin e saj përbën rishkrim të historisë dhe cenim të themeleve të shtetit të Kosovës.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika