Policia e Kosovës ka njoftuar se në lokalin e një burri në Podujevë po zhvillohej veprimtari e pa ligjshme e bixhozit.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në lokal janë sekuestruar një printer për tiketat, një skaner, tri shtëpiza, 27 pako letra për lojëra, dy monitorë, një tastierë dhe 44 kuponë të printuar për lojëra të fatit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.