Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e paraburgimit për dy shtetas palestinez, M.O. dhe Z.N., për shkak të dyshimit për veprën penale “Falsifikim i parasë”.
Sipas Prokurorisë, më 6 shkurt 2026, M.O. ka vënë në qarkullim para të falsifikuara në pikën e derivateve “Ballkan Petrol” në magjistralen Ferizaj–Prishtinë.
Po ashtu, më 7 shkurt, në Kaçanik, të dy të pandehurit dyshohet se kanë poseduar 39 bankënota nga 50 dollarë, në total 19.500 dollarë amerikanë, të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara.
Bankënotat u sekuestruan nga policia.
Të pandehurit aktualisht ndodhen nën ndalim 48-orësh nga Prokuroria.