Nagavci pas rastit në shkollën “Pavarësia”: Komunat nuk kanë punësuar gjithë stafin për të cilin kanë buxhet

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Pas incidentit me dhunë në Shkollën Fillore “Pavarësia” në Prishtinë, ministrja e Arsimit në detyrë, Arbërie Nagavci, ka thënë se inspektorët janë angazhuar që dje në shkollë dhe po vazhdojnë punën e tyre, duke adresuar çdo përgjegjës që ka lidhje me rastin.

Ajo ka kritikuar komunat përfshirë Prishtinën, për mos-punësimin e plotë të stafit të parashikuar me buxhet për pedagogë dhe psikologë, përfshirë edhe Prishtinën.

“Për fat të keq ndonëse si MASHT dhe Qeveri kemi ndarë buxhetin e mjaftueshëm për  punësimin pegadogë dhe psikolog në mjaft komunat, përfshirë edhe Prishtinën, nuk është punësuar gjithë stafin për të cilin kanë buxhet. Këto probleme që kanë të bëjmë me keqmenaxhimin dhe mosrespektimin e lesligjacionit sjellim situata të tilla që janë shqetësuese për ne, natyrisht edhe të dënueshme”, ka deklaruar Nagavci, raporton Dukagjini.

Nagavci ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional, duke përfshirë prindërit dhe komunitetin, si dhe zbatimin e rregullores që parashikon masa të ndryshme, nga vërejtjet me gojë e shkrim deri te pezullimi apo ndërrimi i shkollës, në varësi të sjelljes së nxënësit.

“Inspektorët kanë qenë që dje në shkollë, janë duke vazhduar punën e tyre dhe kanë marrë deklaratën nga Drejtoria e Arsimit dhe do adresohet secili që ka përgjegjësi për këtë rast. Është tejet e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim institucional përfshirë edhe me prindërit dhe komunitetin e prindërve. Në rastet kur kemi incidente, rrrgullorja e përcakton saktë, vërjetje me gojë, shkrim, bashkëpunimi me prindërit por edhe masat siç janë ndërrimi i shkollës ose pezullimi për ditë të caktuara varësisht prej sjelljes. ka mekanizma të mjaftueshëm, aspekti ligjor është në rregull krejt ç’ka duhet është të zbatohet në tërësi legjislacioni”, ka deklaruar mes tjerash Nagavci.

LEXO EDHE

Drejtori i Arsimit në Prishtinë fajëson MASHT-in për gjendjen kritike në shkolla: S’ka veprime serioze

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika