Konjufca paralajmëron se do të jetë i pranishëm në ditën kur do të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gluak Konjufca

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se të gjithë ata që po gjykohen në Hagë përkatësisht ish-krerët e UÇK-së, do të dalin të pafajshëm.

Ai tha se do të jetë i pranishëm në ditën përfundimtare të shpalljes së aktgjykimit dhe se askush nuk mund ta ndajë popullin apo skenën politike për luftën çlirimtare.

“Unë mendoj që askush nuk mund të na ndajë e përçajë për luftën tonë çlirimtare. Për UÇK-në jemi bashkë. Të gjitha ato që kanë ndodhur në skenën politike më herët se viti 2010, që kanë qenë në kuadër të betejave politike, nuk mendoj që kanë qenë për luftën dhe UÇK-në dhe vullnetin e popullit për liri. Për atë që kemi kaluar bashkë, askush nuk mund të na hyjë në mes.

Ato personalitete që i kemi në Hagë, ata kanë qenë në krye të luftës e cila ka qenë e drejtë. Prapë do të shkojë, do të jem aty në ditën përfundimtare. Kam aplikuar për të qenë atje dhe do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës. Unë pres që këto akuza të dështojnë sepse janë gënjeshtra të cilat e ofendojnë në palcë luftën tonë. Dhe pikërisht pse do t dështojnë, ata do të dalin të pafajshëm”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika