Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, po vazhdon t’i thotë fjalët përfundimtare në gjyqin e madh në rastin ‘Thaçi dhe të tjerët’.
Mishetiq ka theksuar se gjatë periudhës që përmendet në aktakuzë, Hashim Thaçi nuk ka qenë i pranishëm në Kosovë për një pjesë të konsiderueshme të kohës dhe nuk ka prova që ai të ketë marrë pjesë në takimet e Shtabit të Përgjithshëm, njofton Dukagjini.
“Prokuroria përpiqet që ta anashkalojë problemin e mungesës së zotit Thaçi në Kosovë, duke argumentuar se anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm janë konsultuar përmes telefonit apo janë njoftuar më pas lidhur me rezultatet e takimeve të Shtabit të Përgjithshëm”, ka deklaruar Mishetiq.