Takim trilateral në Shkodër, FSK-ja: Forcohet bashkëpunimin ushtarak me Shqipërinë dhe Kroacinë

Forca e Sigurisë së Kosovës vlerëson se takimi trilateral i zhvilluar në Shqipëri me Shefat e Shtabeve të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Kroacisë përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe koordinimit strategjik në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se ky takim trilateral shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe koordinimit strategjik në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, njofton Dukagjini.

Komandanti i FSK-së, Gjeneral Rrahman Jashari, së bashku me Gjeneral Arben Kingji dhe Gjeneral Petar Kundid, zhvilluan diskutime të hapura dhe konstruktive mbi sfidat aktuale të sigurisë, rritjen e ndërveprueshmërisë, thellimin e bashkëpunimit ushtarak dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse në përputhje me standardet euroatlantike.

“Takimi konfirmoi përkushtimin e përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në rajon. Poashtu ky takim potencoi gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave dhe koordinimit strategjik. Kjo iniciativë trilaterale përfaqëson një shembull të partneritetit të fortë dhe vizionit të përbashkët për një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Takim trilateral ushtarak mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë për forcimin e bashkëpunimit

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika