Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e policit, Muhamed Lika

Sot do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për vrasjen e policit Muhamed Lika, për vrasjen e të cilit tashmë ka një aktakuzë.

Gjykata Themelore në Ferizaj, më 14 janar pati njoftuar se seanca do të zhvillohet me fillim nga ora 09:00 kundër të pandehurve H.B., R.M., V.Ç., E.L.,Sh.K. të akuzuar për veprën penale vrasja e rendë dhe D.G., i akuzuar për shkak të veprës penale ‘dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale’, njofton Dukagjini.

Seanca e shqyrtimit fillestar do të mbahet në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, kati (I), salla numër (I), tek gjyqtari i çështjes Ilir Bytyqi.

“Gjithashtu, njoftoheni që kjo seancë është e hapur për publikun, andaj ju ftojmë ta përcjellin të njëjtën”.

Ndërkohë, sipas aktakuzës, më 1 prill 2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, afër vendit ku ka jetuar viktima, të pandehurit në bashkëkryerje me të miturin, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, rreshter Muhamed Lika, me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave nga plagët ndërron jetë, e pastaj largohen nga vendi i ngjarjes.

“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtor për veprën penale për të cilën akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe ka propozuar që të pandehurve t’u vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor”, thuhet në njoftim.

Më 12 shkurt seanca gjyqësore për vrasjen e policit, Muhamed Lika

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika