Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mandatin e ri.
Plenkoviq theksoi se Kroacia mbetet një mbështetëse e fuqishme e rrugës evropiane të Kosovës, njofton Dukagjini.
Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin bilateral dhe për të punuar së bashku për stabilitetin dhe prosperitetin në Evropën Juglindore.
“Urime Kryeministrit Albin Kurti për sigurimin e një mandati tjetër. Kroacia mbetet një mbështetëse e fortë e rrugës evropiane të Kosovës. Pres me padurim të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë dypalësh dhe të punojmë së bashku për stabilitetin dhe prosperitetin në Evropën Juglindore”, ka shkruar Plenkoviq në X.
Congratulations to Prime Minister @albinkurti on securing another mandate. Croatia remains a strong supporter of Kosovo’s European path. I look forward to further strengthening our bilateral cooperation and working together for stability and prosperity in Southeast Europe. 🇭🇷🇽🇰
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) February 12, 2026