Gjykimi në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon me intensitet, ndërsa avokatët po paraqesin argumentet dhe mbrojtjet përfundimtare të klientëve të tyre.
Megjithatë, gjatë seancës së enjtes ka ndodhur një moment i pazakontë që ka tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve pasi njërin prej gjyqtarëve të Speciales, Christoph Barthe, e ka zënë gjumi në sallë gjatë fjalës përfundimtare të avokatit të Kadri Veselit, njofton Dukagjini.
Pamjet nga seanca tregojnë gjyqtarin i cili duket i lodhur dhe me sy të mbyllur, ndërkohë që mbrojtësi i Veselit po shpjegonte argumentet e tij në mbrojtje të klientit.