Mundësia që Haradinaj të kandidojë për president, Haliti: E vështirë, por kushdo me mbështetjen e VV-së mund të zgjidhet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, vlerëson se partia ku bënë pjesë nuk duhet të propozojë një kandidat për president të ardhshëm.

Haliti, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin u shpreh për të mirën e vendit do të duhej që kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të duhej të japë propozimin qoftë në bisedime me opozitën – qoftë me një emër që do ta sfidonte atë, njofton Dukagjini.

“Nuk e besoj që PDK-ja duhet të propozojë një kandidat. Besoj që për ta propozuar kandidatin duhet të ketë siguruar 80 deputetë në sallë dhe 61 vota për kandidatin – për të bërë dekor dhe për të plotësuar nevojat dhe obligimet ligjore-kushtetuese që duhet të ketë dy kandidatura për deputetë. Atëherë mund të bëhet një veprim siç është bërë edhe më herët me një kandidaturë të caktuar që merr disa vota dhe jo të gjitha votat për president. Unë mendoj që për të mirën e Kosovës do të ishte që Albin Kurti ta propozonte vetë, qoftë në bisedime me opozitën, apo qoftë ta sfidojë opozitën”, u shpreh Haliti.

Haliti, mes tjerash, foli edhe për mundësinë që Ramush Haradinaj të kandidonte për president për çka u shpreh se zgjedhja e tij është e vështirë. Megjithatë sipas tij kushdo që e ka mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje mund të zgjidhet.

“Edhe mund të jetë nëse arrin të sigurojë votat që duhet – është e vështirë të thuash në këtë rast se kush kënd sfidon. Por besoj që ai që hyn si kandidat me mbështetje të VV-së ka më shumë shans për t’u zgjedhur”, shtoi Haliti.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika