Mbrojtja e Selimit: S’ka prova – dënimi 45-vjeçar i kërkuar, është burgim i përjetshëm

Dita e dytë dhe e fundit e fjalës përmbyllëse të mbrojtjes së Rexhep Selimit, në Gjykatën Speciale në Hagë, ka sjellë argumentet e avokatëve të 10-shit të UÇK-së të cilët vlerësojnë se ZPS-ja nuk e ka asnjë provë e cila e lë fajtor Selimin për asnjë pikë të aktakuzës. Mbrojtja e Selimit kërkon që ai të shpallet i pafajshëm, duke vlerësuar se kërkesa e ZPS-së për 45 vjet burgim për Rexhep Selimin është jo proporcionale dhe kërkesë për burgim të përjetshëm.

Këtë fotografi të qershorit 99’, ku Rexhep Selimi mbanë uniform të zezë, sipas avokatit Eric Tully, Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka përdorur pa asnjë bazë, si argument se kinse 10-shi i UÇK-së e kishte ndryshuar detyrën dhe se kinse si ministër i Rendit Publik në Qeverinë e Përkohshme, e kontrollonte Policinë.

Në ditën e dytë dhe të fundit të fjalëve përfundimtare të mbrojtjes së Selimit pranë Dhomave të Specializuara, avokati Tully tha se pas qershorit 99, UÇK-ja dhe policia ushtarake ka qenë nën përgjegjësinë e komandantëve të zonave, e jo të Selimit.

Sipas tij, termi “Policia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)” është një tezë e Prokurorisë, “e hartuar si një kosh ku Prokuroria mund t’i hidhte sa më shumë dëshmi përmes provave jogojore” për të dhënë përshtypjen e gabuar se ekzistonte një lloj policie dhe që drejtohej nga Selimi si ministër i Rendit Publik.

Këto ishin kundërshtimet në raport me detyrat e Selimit pas qershorit, ndërkaq nuk munguan as argumentet për dorëshkrimet dhe dokumentet fizike, për cilat avokati tha se

Prokuroria i prezantoi pa data e pa nënshkrime, duke ofruar një lloj dëshmie që vërteton se nuk ekzistonte një strukturë e mire-organizuar e rendit publik.

“Mendojeni për një çast sa i rëndësishëm do të ishte roli i shefit operativ të policisë së një vendi, edhe në një situatë jashtë konfliktit në Kosovë. Kjo do të ishte një detyrë herkuliane. Minimalisht do të kishim pritur të shihnim urdhra, udhëzime që të buronin prej këtij komandanti operativ drejtuar vartësve, por s’kemi parë asnjë të tillë. Asnjë shembull të ndonjë urdhri, një udhëzimi, në asnjë moment, në asnjë zonë të Kosovës nuk është lëshuar asnjë dokument, as nga zoti Selimi, dhe as në emër të zotit Selimi”, deklaroi Eric Tully, avokat i Rexhep Selimit.

Në vazhdim të fjalës përmbyllëse, avokatja Furtuna Sheremeti tha se tha se provat nuk e dëshmojnë fajësinë e Selimit në asnjë pikë, prandaj sipas saj duhet të shpallet i pafajshëm, e nuk mund të flitet për asnjë masë dënimi.

“ZPS kërkon 45 vjet për secilin të akuzuar dhe kërkon një masë dënimi të përbashkët duke trajtuar totalitetin e pretenduar të sjelljes si një justifikim. Kërkesa e Prokurorisë është shproporcionale dhe e paprecedent në rrethana të kësaj çështje që nuk është provuar… Një dënim 45-vjeçar, praktikisht është burgim i përjetshëm. Nuk është proporcionale”, deklaroi Sheremeti.

Mbrojtja e Selimit, fjalët përmbyllëse, në këtë rast avokati kryesor i tij, Geoffrey Roberts, i rrumbullakoi duke thënë se 10shi i UÇK-së është i pafajshëm, se nuk ka qenë komandant dhe nuk ka pasur përgjegjësi të eprorit.

Radha ishte për mbrojtjet e Jakup Krasniqit, të cilët përzgjodhën që fjalimet e tyre t’i nisin me raportin e Dick Matyt nga e cila buron Gjykata Speciale, por që më vonë doli se pretendimet janë të fabrikuar dhe askund nuk përmenden ato në aktakuzë.

Në datën kur ish-zëdhënësi i UÇK-së i ka shënuar fiks 1926 ditë në paraburgim, mbrojtja e kritikoi ashpër ZPS-në për të cilën avokatja Alagendra tha se bazohet në “spekulime dhe pretendime të pambështetura”, sepse nuk ka vërtetuar lidhjen e Krasniqit me krimet e pretenduara dhe se nga dëshmitë i ka përzgjedhur vetëm pjesët që iu janë përshtatur atyre.

“Në fund të parashtrimit do t’iu bëjmë thirrje të nderuar gjykatës që ta shpallni të pafajshëm Krasniqin dhe ta lejoni këtë zotëri 75-vjeçar që të kthehet në familjen e tij dhe të kalojë vitet që i ka caktuar Zoti me familjen e tij. Nuk ekziston një viktimë e vetme nga qindra dëshmitarë të Prokurorisë që pretendojnë ose akuzojnë Krasniqin që i ka rrahur abuzuar ose ka qenë i pranishëm kur ata janë keqtrajtuar. Kjo prokurori mbështetet kryesisht në spekulime dhe pretendime të pambështetura”, deklaroi avokatja, Venkateswari Alagendra.

Mbrojtja e Krasniqit, e ka në dispozicion edhe një pjesë të ditës së hënë, për t’i hapur më pas rrugë kohës së rezervuar për pyetjet e gjyqtarëve dhe deklarimin e ish-krerëve të UÇK-së.

 

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika