ZPS: Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre me qëllime të mira, përpjekje për të shmangur rolet e tyre të vërteta

Zyra e Prokurorit të Specializuar e përfaqësuar nga prokurori Alan Tieger, tha të hënën në Hagë se mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre si më qëllime të mira dhe me motive që nuk ishin ndryshe prej mijëra njerëzve që iu bashkuan UÇK-së.

“Në një formë apo tjetër, mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre si me qëllime të mira, që nuk kishin pushtet, me motivime që nuk ishin të ndryshme nga mijëra e mijëra njerëz që iu bashkuan UÇK-së”, tha ai.

Prokurori tha se kjo është një përpjekje për të shmangur rolet e tyre të vërteta që kanë pasur.

“Është përpjekje për t’iu shmangur roleve të tyre të vërteta, si pionier, si themelues, si anëtarë kyç të Shtabit të Përgjithshëm, role që ata i kanë pranuar në mënyrë të përsëritur, apo role që pasqyrohen në shumë takime ku kanë diskutuar historinë e UÇK-së”, tha Tieger.

Prokurori tha se të akuzuarit nuk i pranojnë këto veprime sepse ato pasqyrojnë qëllimin kriminal të përbashkët.

“Ata u shmangen këtyre roleve, nuk i pranojnë ato sepse veprimet e tyre në këto role duke përdorur autoritetin e tyre të kombinuar si dhe përpjekjet individuale pasqyrojnë qëllimin kriminal të përbashkët dhe angazhimin e tyre ndaj tij. Ata që besojnë në kauzën e tyre dhe aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për ta arritur ata, ata kanë pretenduar që kanë të drejtë të merreshin në mënyrë të pamëshirshme me ata që konsideroheshin që pengonin arritjen e kësaj”, tha prokurori.

Ndryshe, parashtrimet e prokurorit erdhën pas pyetjeve të trupit gjykues të cilat i përfunduan para pushimit të drekës./BetimipërDrejtësi

Mishetiq: S’është detyrë e trupit gjykues apo mbrojtjes t’i mbushim boshllëqet e provave të ZPS-së

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika