Behrami: Betejën juridike me Prokurorinë në Hagë e kemi të fituar

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar se marshi masiv i organizuar dje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ishte “verdikt i popullit”.

Në Debat Plus, Behrami ka theksuar se pas deklarimeve të fundit të ish-krerëve të UÇK-së para trupit gjykues, edhe betejën juridike me Prokurorinë në Hagë tashmë e kanë fituar, ndërsa sfida që mbetet është ajo politike dhe diplomatike, për të cilën sipas tij, përgjegjësia bie mbi deputetët dhe elitën politike.

“Ishte shumë emocionale edhe si kurrë më parë në këto pesë vite tani jam edhe më thellësisht i bindur që betejën juridike me Prokurorinë ne e kemi fituar, ka mbetur me fitu vetëm edhe betejën politike dhe diplomatike që është përgjegjësi edhe e jona që jemi në Kuvend edhe elitave politike”, ka deklaruar ai.

“Në të gjitha fjalimet e krerëve të UCK ishte një narracion i cili nuk e përshkruante Prokurorinë edhe narracionin e Prokurorisë dhe të mbrojtjes por në fakt narracionin e Serbisë dhe të mbrojtjes. Pra në të gjithi fjalimet kjo  e përshkruan shumë mirë edhe aktakuzën që është përfytyrim  i një narracioni të Serbisë…”, ka deklaruar tutje Behrami në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika