Vdes ish-Kryeprokurori i Shtetit, Hilmi Zhitia

Ka ndërruar jetë ish-Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Hilmi Zhitia. Lajmi është bërë i ditur për media nga familja e tij përmes një njoftimi publik.

Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të zhvillohet të martën, më 3 mars 2026, në ora 12:00, në varrezat e fshatit Shakovicë, në Komunën e Podujevës, ku familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë do t’i japin lamtumirën e fundit.

Pamja për qytetarët do të mbahet më 4 dhe 5 mars, nga ora 09:00 deri në 16:00, në Hotel Grand, ku të gjithë ata që dëshirojnë do të kenë mundësi të shprehin ngushëllimet për familjen Zhitia.

Hilmi Zhitia konsiderohej një figurë e respektuar në sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke mbajtur pozita të rëndësishme në institucionet prokuroriale dhe duke dhënë kontribut të çmuar në ndërtimin dhe zhvillimin e sistemit të drejtësisë në vend.

“Me respekt dhe dashuri, familja dhe miqtë e Hilmi Zhitia”, thuhet në njoftimin mortor.